Shukri Buja: Energjia e Gadimes dëshmon se fitorja është afër!

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një tubim madhështor në Gadime, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët e kësaj zone dhe fshatrave përreth.
“Energjia e Gadimes sonte është dëshmi se fitorja është shumë afër! Faleminderit qytetarëve të Gadimes, Babushit, Gllavicës dhe Marevcit për përkrahjen e fuqishme, si dhe për besimin në vizionin tim për Lipjanin!”, tha Buja.
Ai theksoi se koha për ndryshim ka ardhur dhe se Lipjani meriton qeverisje të përgjegjshme, zhvillim të qëndrueshëm dhe transparencë.
“Fitorja është e jona! Është koha jonë! Është koha e PDK-së për Lipjan! Është koha ime për të qeverisur me Lipjanin!”, u shpreh Buja para qytetarëve të pranishëm.