75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 21 Shtator 2025 / G T

Pep Guardiola: Edhe Arsenali ka shpenzuar para, ishte ndeshje e vështirë

Skuadra e Manchester Cityt nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Arsenalit në “Emirates”, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola pas ndeshjes dha një intervistë, ku tha se ishte shumë vështirë ndaj “Topçinjëve”, shkruan Indeksonline

“Ndonjëherë duhet të mbrohesh, sidomos kur skuadra kundërshtare është më e fortë se ti. Ata kanë luftuar në dy sezonet e fundit për titull kampion në Premier League. Kanë arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk është vetëm Manchester City që shpenzon para, e bën edhe ata këtë. Ishte shumë e vështirë për ne” u shpreh Pep Guaridola

/Indeksonline/