75 Mall Live Search
07:45 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / Z S

Sot dëshmon dëshmitari i tretë i mbrojtjes në Hagë në gjyqin ndaj Thaçit

Sot më 22 shtator, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në seancën që nis në orën 09:00, pritet të dëshmojë dëshmitari i tretë i ftuar nga mbrojtja, një shtetas britanik.

Gjatë javës, kanë dëshmuar dy dëshmitarët e parë të mbrojtjes: James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe këshilltar për çështje ndërkombëtare, si dhe Paul Williams, ekspert i së drejtës ndërkombëtare dhe profesor në SHBA.

Të dytë dhanë dëshmi në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes, duke u fokusuar në kontekstin ndërkombëtar dhe proceset politike të kohës së luftës në Kosovë./IndeksOnline/