75 Mall Live Search
08:10 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / Z S

Franca pritet ta njohë sot Palestinën

Edhe Franca pritet që ta njohë sot shtetin e Palestinës.

Datën e 22 shtatorit e ka përmendur sekretari i parë i Partisë Socialiste, njëherësh deputeti, Oliver Faure.

Ai ka kërkuar që sot, kur Franca më në fund do ta njohë shtetin e Palestinës, të ngrihet flamuri palestinez nëpër komuna të Francës.

Por, ngritjen e flamurit nëpër komuna, e ka kundërshtuar Ministria e Brendshme.

Megjithatë, deputeti Faure ka thënë se pavarësisht tendencës që ministri i Brendshëm në largim po përpiqet t’i ndjekë penalisht kryebashkiakët që do të ndërmerrnin nismën për të lyer godinat e komunave me ngjyra të shtetit të Palestinës, i bëri thirrje Emmanuel Macronit, që Franca të jetë e qëndrueshme me qëndrimin që do të shpallë sot përpara komunitetit ndërkombëtar./Indeksonline/