Maignan rikthehet në shënjestrën e Chelseat

Chelsea po flitet se dëshiron të tentojë përsëri për të nënshkruar me portierin e Milanit, Mike Maignan.
Forma e dobët e Robert Sanchezit në ndeshjen e fundit ndaj Manchester Unitedit, ka sjell shqetësime te hierarkia e klubit londinez.
Ata do të tentojnë përsëri për francezin, me shumë gjasë në merkaton e ardhshme të janarit.
Maignan, kishte pasur interesim nga Chelsea edhe në merkaton e verësm, por vendosën të mos transferojnë atë pasi nuk mund të arrijnë një akord me “rossonerët”.
Maignan, te Milani kishte treguar sukses pasi që kishte fituar “Scudetton” në vitin 2022, Superkupën Italiane si edhe kishte arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2023./IndeksOnline/