Gruaja e Charlie Kirk-ut e fal vrasësin e burrit të saj: E fal sepse këtë do ta bënte edhe Charlie

Në Arizona, 100,000 njerëz u mblodhën për të nderuar konservatorin e krahut të djathtë Charlie Kirk, i cili vdiq në një atentat. I pranishëm në cermoninë mortore ishte edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Erika Kirk, gruaja e Charlit e ka falur autorin e vrasjes së burrit në fjalimin e saj.
“E fal këtë burrë, këtë të ri. E fal sepse kjo ishte ajo që bëri Krishti dhe sepse kjo ishte ajo që do të bënte Charlie”, tha ajo në shërbimin përkujtimor të burrit të saj.
Erika Kirk mbajti një fjalim që zgjati më shumë se 20 minuta, ndërsa s’mund t’i ndalte lotët.
36-vjeçarja po merr përsipër udhëheqjen e “Turning Point USA”, një organizatë e themeluar nga bashkëshorti i saj.
“Misioni i tij tani është edhe misioni im.”/Indeksonline/
If you watch one thing today, let it be this — the truly remarkable display of grace and compassion from Mrs. Erika Kirk as she forgives her husband’s assassin because that’s what Christ would do.
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) September 21, 2025
We love you, Erika. pic.twitter.com/EsSUgeJx1F