75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / S Z

Tri minuta pasi u sollën në gjykatë, jepet urdhri që Naimi, Kushtrimi e Graniti të nxirreshin prapë jashtë

Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naim Murseli i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së saj, ka arritur me duar të lidhura në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Po ashtu me duar të lidhura janë sjellë edhe dy të akuzuarit e tjerë për këtë vrasje Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Por vetëm pak minuta pasi që kishin arritur në sallë ku dhe pritej të fillonte gjykimi, ata janë nxjerrë jashtë, pasi që po mungonin avokatët e Naim Merselit.

E për shkaqe sigurie gjykatësja ka kërkuar që të akuzuarit të nxirreshin jashtë sallës, deri në një vendim tjetër./Indeksonline/