75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / S Z

Trump: Shpresoj të gjej një zgjidhje diplomatike për Gazën, atje është kaos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se shpreson të arrihet një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Gaza, duke paralajmëruar se enklava është në kaos.

“Po e studiojmë Gazën dhe po merremi me të shumë intensivisht. Atje ka kaos të vërtetë”, tha Trump, siç raportoi sot gazeta “Times of Israel”.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë njohjen e Palestinës nga disa aleatë të saj, si Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja, si “performuese”.

“Fokusi ynë mbetet te diplomacia serioze, jo te gjestet performuese. Prioritetet tona janë të qarta – lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për të gjithë rajonin, gjë që është e mundur vetëm pa Hamasin”, tha një nga zëdhënësit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së në kushte anonimiteti, raporton “Times of Israel”.