75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / KV

Duncan: UÇK-ja kishte përbërje heterogjene, motivi për të marrë armët ishte i ndryshëm

Ish-këshilltari politik i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, diplomati John Stewart Duncan tha se UÇK-ja kishte përbërje heterogjene dhe se persona të ndryshëm kishin marrë armët për motive të ndryshme.

“Përbërja e aktorëve kryesorë, personave kryesorë, veçanërisht kur filloi të përshkallëzohet spastrimi etnik, kishte disa shtresa; kishte persona që kanë qenë ushtarë në Armatën jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë, të tjerë që iu ishin keqtrajtuar familjet. Motivi tyre për të rrëmbyer armët ishte i ndryshëm ndonjëherë”, tha Duncan, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai tha se kishte edhe gra në UÇK, disa prej të cilave edhe ishin të mbijetuara të dhunës seksuale.

“Që të abuzohet seksualisht një femër shqiptare është e tmerrshme. Duhet të kemi parasysh që ne e themi shoqëri myslimane, por nuk është shoqëri aq myslimane. Shqiptarët më kanë thënë që në fakt ata janë myslimanë që bëjnë kryqin kur kalojnë para kishës. Nuk është shoqëri islamike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës siç kuptohet në Lindjen e Mesme. Çështja e nderit është e rëndësishme për shqiptarët dhe që të çnderohet një femër në atë mënyrë është e papranueshme”, tha Duncan.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar i konceptonte ndërkombëtarët si grup kriminelësh. Tha se për të, ata janë shumë kreativë dhe burimorë.

Sipas Duncan-it, shqiptarët e Kosovës e kishin kod të sjelljes Kanunin, i cili e ka bazën te besimi dhe besa, e që është dokument i mesjetës.

Duncan tha se ai vetë e kishte nënshkruar marrëveshjen për demilitarizimin e UÇK-së, e cila është nënshkruar nga Hashim Thaçi.