Trepça nis sonte rrugëtimin në kualifikueset e “Basketball Champions League”, përballet me kampionin e Holandës

Kampioni i Kosovës në basketboll, Trepça do të ketë një përballje të vështirë në kualifikueset e “Basketball Champions League”.
Ata do të përballen me kampionin holandez, Heroes Den Bosch në çerekfinalen e “Tournament 1”.
Kualifikimet po mbahen në Samokov të Bullgarisë, ku ‘Xehetarët’ do të kenë përkrahjen e shumë mitrovicasve.

Trepça nëse arrin fitoren ndaj skuadrës holandeze, në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).
Sfida do të fillojë në orën 20:00./IndeksOnline