Hajdari përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Dashuria për atdheun mbi gjithçka

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka bërë homazhe në nderim të çiftit ikonë të lirisë së Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, duke i cilësuar ata si shembull të dashurisë së ndërsjellë dhe të përkushtimit ndaj atdheut.
“E donin njëri-tjetrin shumë, padyshim. Por lirinë e donin më shumë. Sot njerëzit tanë jetojnë të lirë. Sot edhe dashuria është siç e donin Fehmiu e Xheva, e lirë, e papenguar, brenda Kosovës shtet”, u shpreh Hajdari.
Ai shtoi se borxhi ndaj tyre është i përjetshëm: “U kemi borxh edhe frymën që marrim, atyre që frymën e vet ia dhanë lirisë. U kemi borxh që vendin e tyre ta bëjmë çdo ditë e më mirë.” “Ju kujtojmë sot, nesër e çdo ditë”, përfundoi Hajdari.