Tahiri: Kosova ka shansin ta rikthejë mbështetjen amerikane, kanë mbetur edhe pak ditë

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se Kosova po ecën e vetme që nga pezullimi i dialogut strategjik nga ana e SHBA-së.
Sipas saj, ekziston ende një mundësi që vendi të rimarrë veten dhe të rikthejë përkrahjen amerikane.
“Kosova po ec vetëm që nga dita e pezullimit te dialogut strategjik nga Amerika. Ka shanse ta marrë veten e ta ketë pranë vetes Ameriken. Kanë mbetur edhe disa dite”, paralajmëroi Tahiri.