75 Mall Live Search
20:23 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / Burim

Mike Maignan – Milan, lajm i papritur nga Italia

AC Milan po përgatitet për një skenar të ndarjes me portierin francez Mike Maignan, pasi rinovimi i kontratës së tij – që skadon në fund të sezonit – ka ngecur dhe lojtari nuk ka dhënë sinjale për qëndrim.

Maignan, një figurë kyçe në fitimin e Scudetos 2022 dhe Superkupës së Italisë, ka zgjuar interes te disa klube evropiane, ndërsa drejtuesit e Milanit tashmë kanë nisur kërkimin për zëvendësues.

Sipas “Calciomercato”, emri që kryeson listën është Guillaume Restes, portieri 19-vjeçar i Toulouse, i njohur për refleksin e shpejtë dhe pjekurinë në lojë.

Po ashtu përmenden edhe alternativa si Elia Caprile (Cagliari) dhe Zion Suzuki (Parma), por Restes shihet si prioritet për shkak të potencialit dhe marrëdhënieve të mira mes klubeve.

Trajneri Massimiliano Allegri shpreson ta ketë Maignan deri në fund të sezonit, por klubi duket i vendosur të sigurojë një pasardhës të nivelit të lartë për të ruajtur stabilitetin në portë dhe ambiciet në Serie A e Champions League.