Aksident me fatalitet në Zajm të Klinës, policia jep detaje

Sot, rreth orës 5 të mëngjesit, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Zajm të Klinës.
Në aksident janë përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë ku si pasojë e përplasjes, dy persona kanë ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, tha Gashi.