75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 23 Shtator 2025 / L A

Mundën PSG-në pas 14 vjetësh, ja si festuan tifozët e Marseilles pas ndeshjes

Olympique Marseille dje ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të tyre.

Ata arritën fitoren e madhe në derbin e “Le Classique”, ndaj PSG-së me rezultat minimal 1-0, në “Velodrome”.

Tifozët e Marseilles, njihen si tifozët më të rrezikshëm në Francë dhe Evropë, ku festimet e tyre pas ndeshjes tregojnë këtë.

Rivaliteti i tyre ka kuptim më shumë edhe jashtë futbollit, pasi shihet si rivalitet mes kryeqytetit dhe qytetit të dytë më të madh aty.

Golin e vetëm të ndeshjes e kishte shënuar mbrojtësi Nayef Aguerd në minutën e 5-të./IndeksOnline/