75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 23 Shtator 2025 / SH

Taulant Maxharraj, 8-shi i AAK-së në Prishtinë: Pa dallim, për një të ardhme më të mirë për të gjithë

Taulant Maxharraj synon edhe një mandat në asamblenë e Prishtinës. 8-shi i AAK-së në kryeqytet ka disa arsye se pse ka vendosur të synojë një mandat të ri si përfaqësues i qytetarëve në asamble.

I shquar dhe i vendosur për mbrojtjen e interesit publik, Maxharraj ka bërë të ditur arsyet që e shtyen të futet edhe një herë në garë.

“Pas një periudhe 4-vjeçare të shërbimit me përkushtim dhe përgjegjësi në Kuvendin komunal të Prishtinës, kam vendosur të kandidoj edhe për një mandat tjetër si përfaqësues i juaj në asamblenë e kryeqytetit!
Gjatë këtij mandati kam qenë mjaft i përkushtuar në mbrojtjen e interesit publik, bazuar në nevojat reale të komunitetit.
Jam krenar për angazhimet dhe kontributin në asamble, por edhe i vetëdijshëm se ende mbetet për t’u bërë. Prandaj, së bashku me kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Prishtinës, Beke Berisha, do të çojmë përpara vizionin tonë për një komunë më të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë qytetarët pa dallim – synim ky i cili më shtyn të vazhdojë këtë rrugëtim.
Në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të mbaj numrin 8.
Ju ftoj që, me votën tuaj, të na besoni që së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë, pa dallim”, shkruan Maxharraj në njoftim./Indeksonline/