75 Mall Live Search
11:40 / E Martë, 23 Shtator 2025 / L A

Leao zbulon arsyen pse refuzoi t’i bashkohej Interit

Rafael Leao ka zbuluar se në verën e vitit 2019 refuzoi një transferim te Interi vetëm disa ditë para se të bashkohej me Milanin.

Sulmuesi portugez tregoi për “Say Less Podcast” se drejtori sportiv i Lille donte ta shiste te zikaltërit, por ai tha “jo”, pasi nuk ndjente se ishte koha e duhur.

“Pas disa javësh më thanë se Milani ishte i interesuar. Pastaj mora një telefonatë nga Paolo Maldini dhe gjithçka u vendos. Midis Interit dhe Milanit, do të zgjedhja Milanin 100 herë,” u shpreh Leao, duke përmendur si idhuj Ronaldinhon, Kakan dhe Seedorf.

Leao u transferua nga Lille te Milani në vitin 2019 dhe deri tani ka shënuar 71 gola e ka dhënë 62 asiste në 261 ndeshje. Kontrata e tij skadon në qershor 2028, me një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh. Aktualisht, ai është i lënduar, por pritet të rikthehet këtë fundjavë në ndeshjen kundër Napolit.