75 Mall Live Search
11:54 / E Martë, 23 Shtator 2025 / Z S

Ferit Idrizi: 1 milion euro për rininë në mandatin e dytë

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se gjatë katër viteve të para të qeverisjes së tij janë investuar rreth 700 mijë euro në aftësim profesional, kurse të gjuhëve të huaja e programim, si dhe në bursa e shpërblime për të rinjtë e komunës.

Si rezultat i këtyre investimeve, mbi 3 mijë të rinj të Vushtrrisë kanë fituar mundësi më të lehta për depërtim në tregun e punës.

Idrizi ka theksuar se një nga premtimet më të përzemërta për mandatin e ri e ka bërë publik në qendrën “SPEEEX Education”, ku qindra të rinj janë aftësuar në gjuhë të huaja dhe programim.

 Përveç kësaj, sipas tij, rinia është trajnuar edhe në qendra të tjera të licencuara për gjuhë të huaja dhe në qendra të aftësimit profesional si “Diakonie Training Center”.

Ai ka premtuar se në mandatin e dytë, buxheti për të rinjtë do të rritet në 1 milion euro, duke shtuar se ky është një zotim i cili do të bëhet realitet pas 12 tetorit, sepse – siç u shpreh Idrizi – “rinia e Vushtrrisë meriton më mirë.”