75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 23 Shtator 2025 / L A

Superliga luan pasnesër, me dy super-derbi

“Albi Mall Superliga” vazhdon me super ndeshje gjatë kësaj jave.

Këtë të enjte do të zhvillohen 5 ndeshje, me vëmendjen që do të jetë në 2 ndeshjet.

Kampioni i Kosovës, Drita do të zhvillojnë ndeshjen e tyre ndaj Ballkanit si dhe derbi lokal i kryeqytetit, Prishtina-Prishtina e Re.

Ndërsa ndeshjet tjera që zhvillohen janë Gjilani-Drenica, Dukagjini-Llapi dhe Malisheva-Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 15:00, me derbin lokal mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re në orën 20:15./IndeksOnline/