Çfarë po ndodh me Arbenitën? Nga Milano ndez thashethemet për lidhje të re

Modelja dhe influencuesja e njohur, Arbenita Ismajli, ka ngjallur thashetheme të reja në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit pamje nga Milano, ku shihet se ka marrë një buqetë të madhe me lule, shkruan Indeksonline.
Ky gjest ka ngritur pyetje tek fansat e saj: A është shenjë e një romance të re?
Arbenita nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare për jetën e saj sentimentale, por postimet e saj po shkaktojnë shumë diskutime dhe komente nga ndjekësit, të cilët janë kureshtarë të dinë më shumë./Indeksonline/
