75 Mall Live Search
09:17 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / KV

E marta e kobshme/ 3 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën tre persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Dy viktima janë shënuar në fshatin Zajm të Klinës e një viktimë tjetër ka ndërruar jetë në Kaçanik, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit zyrtar të policisë, përveç këtyre rasteve me fatalitet, 27 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 44 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka marrë edhe masa ndëshkuese, duke shqiptuar 2,437 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Policia apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe të kenë kujdes të shtuar, me qëllim të parandalimit të tragjedive të tilla./IndeksOnline/