Mësohet ora kur do të luhet “El Clasico”

“El Clasico”, pa dyshim është një derbi ndër më të mëdhenjë të të gjitha kohëve.
Episodi i parë i sezonit të ri të këtij derbi do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, më 26 tetor.
Tashmë është vendosur edhe ora se kur do të luhet ky derbi dhe sikurse përballja e tyre e fundit, do të zhvillohet në orën 16:15.
Kujtojmë se në përballjen e fundit midis tyre, ishte Barcelona ajo e cila fitoi ndeshjen me rezultat 4-3 e cila kishte vulosur edhe titullin e sezonit të kaluar në “La Liga”./IndeksOnline/