75 Mall Live Search
14:32 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / b l

Qemajl Aliut i hakohet llogaria në Tik-Tok, VV: Po tentohet të përbaltet figura e kryetarit

Lëvizja Vetëvendosje në Shtime, ka njoftuar se kryetarit të kësaj komune, Qemajl Aliu, i është hakuar profili në Tik-Tok.

VV-ja në Shtime ka paralajmëruar se do t’u drejtohen organeve të rendit për të marrë masat e nevojshme.

“Menjëherë pas hakimit, kanë nisur të qarkullojnë disa screenshot-e që qartë nuk përfaqësojnë kryetarin Aliu, figurën, kulturën e diskursin e tij”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.