75 Mall Live Search
15:32 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / L A

Debutim i hidhur për Leonin, do të mungojë gjatë

Mbrojtësi italian, Giovanni Leoni bëri mbrëmë debutimin e tij me Liverpoolin.

Ndonëse kishte një super paraqitje ndaj Southamptonit, italiani pati një fund të hidhur pasi që pësoi një lëndim të rëndë.

Ai këputi ligamentin në këmbën e tij, me sezonin e tij që duket se ka përfunduar.

Kujtojmë se Liverpooli ka fituar mbrëmë në raundin e parë të “EFL Cup”, ndaj Southamptonit me rezultat 2-1./IndeksOnline/