Arrestohen tre persona në Vushtrri për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Policia në Vushtrri, pasditën e së mërkurës, ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale: “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas njoftimit në Facebook, arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) telefona, një shumë e parave prej 525 eurosh, tiketa dhe dëshmi të tjera relevante.
“Ndërsa pas intervistimit me aktvendimit të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale: ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.