75 Mall Live Search
18:01 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Gj Sh

Liria e zyrtarizon Liridon Lecin

Skuadra e Lirisë e ka zyrtarizuar Liridon Lecin si trajner të ri të skuadrës.

IndeksOnline, dje ka raportuar se skuadra prizrenase ka arritur marrëveshje me Lecin, pas largimit të Klodian Duros.

”Klubi njofton me kënaqësi se trajneri Liridon Leci i është bashkuar ekipit tonë si kryetrajner.

Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizaj!

Si ish-lojtar, ai numëron tituj kampioni dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.

Me ardhjen e tij, synojmë të konkurrojmë denjësisht në garat elitare, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe paraqitje të mira për kënaqësinë e tifozëve tanë.

 Mirë se erdhe në familjen tonë, Liridon Leci!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/