Një ”armë” shtesë për Milanin para ndeshjes me Napolin, Leao rikthehet në stërvitje

AC Milan ka marrë një lajm pozitiv vetëm pak ditë para derbit të shumëpritur kundër Napolit.
Sulmuesi portugez, Rafael Leao, është rikthyer në stërvitje me skuadrën, duke rritur ndjeshëm gjasat për të qenë i gatshëm në sfidën e fundjavës, shkruan IndeksOnline.
Leao kishte munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një shqetësimi muskulor, por rikuperimi i tij është zhvilluar më shpejt nga sa pritej fillimisht.
Ai mori pjesë në seancën e sotme stërvitore me grupin në kompleksin sportiv të Milanello-s, duke dhënë sinjale pozitive për trajnerin Maximilliano Allegri.
Trajneri kuqezi është në pritje të vlerësimit përfundimtar nga stafi mjekësor, por prezenca e Leao-s në stërvitje përforcon optimizmin se ai mund të jetë titullar ose të paktën i gatshëm për të dhënë kontribut në ndeshjen ndaj Napolit.
Derbi ndaj kampionëve në fuqi të Italisë do të jetë vendimtar për vazhdimësinë e Milanit, pasi kuqezinjtë kanë katër fitore radhazi, tre në Serie A dhe një në Kupën e Italisë./IndeksOnline/