Elezaj: Sferka na dha energjinë e fitores pa balotazh

Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj ka marrë përkrahje të madhe në Sferkë.
Ai tha se Sferka na dha energjinë e fitores pa balotazh. Më tutje ai u shpreh se pritje madhështore dëshmon fuqinë dhe bashkimin për fitoren e 12 tetorit.
Postimi i plotë:
Sferka na dha energjinë e fitores pa balotazh.
Pritje madhështore, që dëshmon fuqinë dhe bashkimin tonë për fitoren e 12 tetorit.
Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme.
174 është zgjidhja e duhur për Klinën ✅./Indeksonline/