75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Z S

PDK tregon forcën në Gjakovë, tubim madhështor në Gerqinë të Hasit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani ka marrë përkrahje të madhe në fshatin Gërqinë të Gjakovës.

Sipas Shabanit, Gërqina dhe Hasi meritojnë më shumë, meritojnë zhvillim, investime dhe kujdes nga institucionet.

Postimi i plotë:

NË GËRQINË TË HASIT E NISËM FITOREN E PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS NË GJAKOVË!

Një tubim madhështor me qytetarë të vendosur dhe të bashkuar për ndryshim, me besim të patundur në vizionin tonë për një të ardhme më të mirë.

Gërqina dhe Hasi meritojnë më shumë, meritojnë zhvillim, investime dhe kujdes nga institucionet!

Si pjesë e një komuniteti që nuk dorëzohet, Gërqina na konfirmoi se po ecim drejt një fitoreje të madhe, për t’i dhënë Gjakovës drejtimin që meriton.

GËRQINA DHE HASI MERITOJNË MA MIRË!

ME 12 TETOR FITORE DHE ASGJË TJETËR!/Indeksonline/