75 Mall Live Search
21:22 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / H F

Rasim Demiri e Shaqir Totaj shafaqen bashkë ne një aktivitet për boshnjakët

Lideri lokal boshnjak në Prizren, Rasim Demiri, ka vlerësuar lartë projektin e realizuar në fshatin Manastiricë, duke e cilësuar atë si të një rëndësie të veçantë për banorët.

“Ky projekt dëshmon se Komuna e Prizrenit, e drejtuar nga kryetari Totaj, ka mirëkuptim për zonat ku jetojnë boshnjakët dhe në këtë rast edhe për banorët e fshatit Manastiricë,” tha Demiri.

Ai shtoi se angazhimi i tij për komunitetin boshnjak është i përditshëm dhe i pandalshëm.

“Unë angazhohem 24 orë për komunitetin tim, dhe bashkëpunimi me kryetarin Totaj ka qenë gjithmonë i shkëlqyer. E njëjta frymë do të vazhdojë edhe gjatë katër viteve të ardhshme,” theksoi Demiri.