75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Z S

Pse duhet ta votoni Sokol Shaqirin, asambleistin e rekordeve nga Vitia

Në Viti, pak janë ata që nuk e njohin emrin e Sokol Shaqirit.

Për shumëkënd, ai është simbol i një jete të ndërtuar mbi humanizëm, punë dhe përkushtim të sinqertë për njerëzit.

Historia e tij nuk është thjesht një biografi personale, por një rrëfim i gjallë se si dashuria për vendlindjen dhe besnikëria ndaj komunitetit mund të kthehen në vepra që mbeten trashëgimi.

I lindur në fshatin Tërpezë, Shaqiri që nga rinia ishte i lidhur ngushtë me komunitetin e tij. Por, për shkak të represionit serb, ai para luftës u largua jashtë vendit, si shumë mërgimtarë të tjerë.

Në atë periudhë ai ishte përkrahës i fuqishëm i klubit të futbollit të fshatit, duke financuar veshje, transport dhe aktivitete për të rinjtë.

Ai u vendos në Gjenevë të Zvicrës, ku ndërtoi karrierë dhe një jetë të qëndrueshme familjare. Por largësia nuk ia zbehu mallin për vendlindjen.

Përkundrazi, ajo e shtyu që lidhjen me Vitiën e sidomos me Tërpezën ta mbante të gjallë me vepra konkrete: ndihma për familjet në nevojë, mbështetje për shëndetësinë, investime sociale dhe humanitare, përkrahje për arsimin dhe rininë.

Përmes biznesit të tij në Gjenevë, ai ka dhënë mundëisi pune për shumë vite për qytetarët e Vitisë që paraqiten për herë të parë atje, duke treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj komunitetit. Jetesa në mërgim nuk e pengoi, por e forcoi edhe më shumë lidhjen e tij me vendin.

Sot, lista e veprave të tij është e gjatë dhe e pamohueshme: në bashkëpunim me mërgimtarët e Tërpezës kanë ndihmur edhe shumë persona në nevojë, duke u siguruar mjete financiare për trajtime shëndetësore në kohët më të vështira, si dhe angazhimi i përhershëm në çdo aksion ku duhej ai ka qenë i pari.

Nga mirëmbajtja e hapësirave publike parqe, rrugë, varreza e ndihma për xhamin, deri te përkrahja për shkollën “Hysen Terpeza”, kontributi i tij është i prekshëm në çdo cep të komunës, por mbi të gjitha në fshatin e tij të lindjes, që gjithmonë e ka parë si mbështetjen më të fortë.

Kjo lidhje e pathyeshme me Tërpezën u reflektua fuqishëm edhe në politikë. Në mandatin e tij të parë si asambleist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaqiri theu rekordin e votave pasluftës dhe pjesa më e madhe e këtij besimi erdhi nga bashkëvendësit e tij të Tërpezës.

Sot, ai hyn në garën e re me synimin që jo vetëm ta thyejë sërish rekordin e tij, por edhe të dëshmojë se lidhja e fortë mes një lideri dhe komunitetit të tij është garancia më e madhe për zhvillim.

Asambleja e njohu si politikanin që pagën e tij nuk e përdori për veten, por e ktheu në mbështetje konkrete, duke punësuar dy punëtorë lokalë për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Komuniteti e njeh si njeriun që për shumë vite rresht ka ndihmuar invalidët, që ka qenë gjithmonë i pari në çdo aksion dhe që ka dëshmuar se humanizmi nuk është fjalë, por veprim.

Për më shumë se 30 vite, ai i ka qëndruar besnik Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe vlerave që kjo parti përfaqëson. Sokol Shaqiri është shembulli më i gjallë se si mund të bësh politikë ndryshe jo me premtime boshe, por me punë të vërtetë; jo me fjalë, por me vepra. Ai ka dëshmuar se cdo përgjegjësi e marrë, shndërrohet në shërbim të qytetarëve.

Për këtë arsye, besimi te Sokol Shaqiri nuk është thjesht një votë është një një investim në humanizëm, ndershmëri dhe zhvillim.