Haradinaj: Me Ukën kryetar, Istogu fiton një vizion zhvillimor të bazuar në punë konkrete dhe punë të ndershme e transparente

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar fushatën në komunën e Istogut, ku në çdo takim me qytetarët, siç thekson ai po ndjehet qartë dëshira për ndryshim dhe për një qeverisje që rikthen shpresën dhe zhvillimin.
Në një tubim të mbajtur në fshatin Kaliqan, në mikpritjen e kandidatit për asamble Ekrem Metaj, Haradinaj tha se përkrahja për Aleancën dhe kandidatin për kryetar Ukë Blaka është në rritje dhe e qëndrueshme.