Begaj: Detyrim kushtetues, të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku janë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe se pati mbështetjen e pakushtëzuar nga partnerët tanë strategjikë dhe aleatët.
Ai tha se Shqipria është në “detyrimin kushtetues që të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata janë.”
“Asnjëherë Shqipëria nuk ka hequr dorë. Ne jemi në detyrimin kushtetues që të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata janë. Patjetër edhe të shtetit të dytë shqiptar, Kosovës”, tha presidenti Bajram Begaj, për ABC News.
“Kosova është në këtë situatë që është sot shtet i pavarur sepse pati një luftë të drejtë të bërë nga UÇK pati edhe mbështetjen e pakushtëzuar nga partnerët tanë strategjikë dhe aleatët. Besoj së përgjigjja është kjo, partneriteti strategjik me SHBA është domosdoshmëri dhe krenari.”, tha mes të tjerash ai.