75 Mall Live Search
08:41 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Z S

Osmani fton qytetarët për tubimin qëndror: Pjesëmarrja juaj është forca jonë dhe garancia e fitores së përbashkët

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin qëndror të LDK-së.

Sipas njoftimit tubimi do të mbahet sonte duke filluar nga ora 19:00 në sallën sportive “Mihal Grameno”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, ju ftoj të merrni pjesë sonte në tubimin qendror të LDK-së në Fushë-Kosovë, nga ora 19:00, në sallën sportive “Mihal Grameno”.

Në këtë ngjarje madhore do të jetë i pranishëm edhe z.Lumir Abdixhiku.

Pjesëmarrja juaj është forca jonë dhe garancia e fitores së përbashkët!

Fushë-Kosova PËRTEJ!