75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 26 Shtator 2025 / P M

Ish-ushtari i UÇK-së dorëzoi padi për Dimal Bashën

Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini ka dorëzuar tashmë në prokurori padi dhe kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha.

Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.