75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Z S

Osmani viziton një kompani farmaceutike, premton se do vazhdojë mbështetjen për bizneset vendore

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës Besnik Osmani ka vizituar kompaninë farmaceutike “TrePharm”.

Sipas Osmanit, kjo kompani prodhon dhe shpërndan barnat dhe pajisjet mjekësore me cilësi të lartë.

Postimi i plotë:

Sot vizituam “TrePharm”-in, kompani farmaceutike vendore që prodhon dhe shpërndan barnat dhe pajisjet mjekësore me cilësi të lartë. Një shembull i fuqishëm i suksesit dhe inovacionit vendor.

Gjatë vizitës pamë nga afër punën e stafit dhe proceset që sigurojnë produkte të sigurta dhe të besueshme, duke kontribuar drejtpërdrejt për një Kosovë më të shëndetshme dhe të zhvilluar.

Premtoj që do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset vendore.

Fushë-Kosova PËRTEJ!/Indeksonline/