75 Mall Live Search
15:47 / E Premte, 26 Shtator 2025 / S Z

ETC ka një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

ETC – Elkos Trading Center, njofton konsumatorët se se është hapur një faqe e rreme me emrin ETC – Elkos Trading Center, e cila po shpërndan një lojë shpërblyese me dhurata vetura, kinse në emër të ETC-së.

Në njoftim thuhet se ky aktivitet NUK organizohet dhe nuk ka asnjë lidhje me ETC – Elkos.

Ndërsa u bëhet thirrje konsumatorëve të mos bien pre e këtij mashtrimi.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar konsumatorë,

Ju informojmë se në rrjetet sociale është hapur një faqe e rreme me emrin tonë ETC – Elkos

Trading Center, e cila po shpërndan një lojë shpërblyese kinse në emrin tonë me dhurata vetura.

Ky aktivitet NUK organizohet nga ne dhe faqja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me ETC – Elkos

Trading Center.

Ju bëjmë thirrje:

 Të mos klikoni në lidhjet e publikuara,

 Të mos ndiqni udhëzimet e tyre,

 Të mos jepni asnjë të dhënë personale.

Informacionet dhe lojërat shpërblyese të vërteta publikohen vetëm në faqet tona zyrtare. Për

sigurinë tuaj, gjithmonë kontrolloni që njoftimet të vijnë nga faqja zyrtare e ETC.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

ETC – Elkos Trading Center