“Qoftë i paharruar kujtimi për të”, reagon Taulant Kelmendi i VV-së për vdekjen e vëllait të Gjestit

Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Vetëvendosjes, Taulant Kelmendi ka reaguar pas vdekjes që tronditi Pejën.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në një aksident trafiku, të të riut Eldion Kelmendi.
Në këto çaste të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi, të afërmve dhe miqve të tij.
Qoftë i paharruar kujtimi për të!
