I lënduari nga aksidenti në Treboviq po trajtohet në Spitalin e Pejës

Një aksident i rëndë më fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq-Pejё.
Sipas njoftimit policorë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë (i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Policia ka njoftuar se personi i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.
Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
IndeksOnline ka raportuar se viktima është Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti. Ndërsa i dyshuari për aksidentin me fatalitet është Gentonis Nikqi./IndeksOnline/