75 Mall Live Search
22:04 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Gj Sh

Kane shënon golin e 100-të me Bayernin, thyen rekordin e Cristiano Ronaldos

Harry Kane ka arritur të shënoj golin e 100-të me fanellën e Bayern Munich.

Sulmuesi anglez këtë e bëri në ndeshjen ndaj Werder Bremenit, shkruan IndeksOnline.

Kane e arriti shifrën e 100-golave për 104 ndeshje të zhviluara, krahas edhe 29 asistimeve.

32-vjeçari po ashtu hyri në histori si futbollisti që ka bërë këtë më shpejt se çdo lojtar tjetër që e ka bërë ndonjëherë për ndonjë klub në pesë ligat më të mira të Evropës.

Kane la prapa Cristiano Ronaldon, Erling Haaland, Luis Suarez e Zlatan Ibrahimovic./IndeksOnline/