75 Mall Live Search
08:33 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / L A

Rikthim në Premierligë? Ja përgjigja e Kane

Harry Kane po shijon sezonin e tij të tretë në Gjermani.

Anglezi, padyshim që është ylli i Bayern Munichut ku me golat e tij po mahnit të gjithë atje.

Ai madje te Bayerni fitoi edhe trofetë e tij të parë në karrierë si Bundesligën dhe Superkupën.

Kohët e fundit është përfolur edhe për rikthim të Kane në Premierligë, pikërisht te Tottenhami.

Por vetë Kane hodhi poshtë këtë gjë, duke thënë se është i lumtur në klubin bavarez.

“Jo, nuk po mendoj për rikthimin në Premier League për momentin. Jam shumë i lumtur këtu. Kam edhe dy vjet të mbetura në kontratën time. Po e shijoj çdo moment. Bayerni është vendi më i mirë për të fituar trofe, absolutisht”, shkroi Kane.

Kane, që kur ju bashkua Bayernit në vitin 2023 bëri 104 paraqitje ku kishte shënuar 100 gola./IndeksOnline/