Një vit martesë, Shkenda Dubova ‘arratiset’ në mrekullitë e Akropolit

Shkenda Dubova, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj private: përvjetorin e parë të martesës me partnerin e saj, Mentorin.
Çifti ka zgjedhur të shënojë këtë ditë të rëndësishme në një nga vendet më simbolike të botës, Akropolin e Athinës, duke e kthyer kujtimin në një kartolinë romantike mes historisë dhe dashurisë.
“1 vit martesë krejt mjaltë, për vitin e dytë rini update,” ka shkruar me humor Shkenda në Instagram, duke treguar se lumturia dhe harmonia e tyre vazhdon të jetë në kulm edhe pas një viti bashkëshortor.
Nga angazhimet në familje, Shkenda Dubova po dëshmon se ka arritur ekuilibrin perfekt, duke gëzuar suksesin dhe një jetë private të lumtur pranë bashkëshortit të saj.
Një vit dashuri, një vit kujtime e çfarë vendi më i bukur për të festuar, se sa mes mrekullive të Akropolit.