75 Mall Live Search
21:42 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Balaj-Halimaj: Do ta bëjmë Prizrenin destinacion ndërkombëtar për turizëm

Kandidatja e NISMA-s për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albullena Balaj Halimaj, ka premtuar një qasje të re për promovimin e qytetit në arenën ndërkombëtare, me synimin që Prizreni të shndërrohet në një qendër të rëndësishme turistike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balaj-Halimaj theksoi se Prizreni i ka të gjitha histori, kulturë dhe natyrë por nuk është promovuar sa dhe si duhet jashtë vendit.

“Plani im është ta ndryshoj këtë! Do ta bëjmë Prizrenin një destinacion ndërkombëtar, ku turistët nga e gjithë bota vijnë të përjetojnë bukurinë dhe mikpritjen tonë,” tha ajo./IndeksOnline/