75 Mall Live Search
21:49 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Osmani takohet me liderë botërorë në pritjen e Trump: Diskutime për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë fotografi nga takimet që ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Osmani në postimin e saj të bërë në Facebook, ka shkruar se gjatë takimeve, ka pasur diskutime të rëndësishme në interes të Kosovës.

‘‘Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë’’, ka shkruar ajo në postimin e saj.