Sot mbahet ‘Maratona’, bllokohen disa rrugë

Për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2025”, të dielën do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë në Prishtinë.
“Policia e Kosovës, do të ndërpres qarkullimin e automjeteve rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën Ibrahim Rugova). Plani do të filloj të zbatohet të dielën (28.09.2025), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkon ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lutë qytetarët të ndjekin udhëzimet e poshtë shënuara:
1. Ngasësit që udhëtojnë nga Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.2. Ngasësit që ushëtojnë nga Peja ë Fushë Kosovë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë Kosovë.
3. Ngasësit që udhëtojnë nga Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.4. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit → të shfrytëzojnë autostradën prej Mazgitit në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.
5. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Ferizajt → do të kenë lëvizje të lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa.6. Transporti publik (autobusët) në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorë rrugët alternative të përmendura më sipër.


