Humbjes ndaj Ronaldos ja sheh sherrin Laurent Blanc, shkarkohet nga Al-Ittihad

Al-Ittihad ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin francez, Laurent Blanc.
Kjo erdhi pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Al-Nassr, këtë të premte.
Ai do të zëvëndësohet nga asistenti i tij, Hassan Khalifa si trajner i përkohshëm.
Blanc, erdhi te Al-Ittihad në vitin 2024 ku kishte zëvëndësuar argjentinasin Marcelo Gallardo, ku pikërisht në sezonin e parë arriti të fitonte titullin dhe kupën e Arabisë Saudite./IndeksOnline/