Atletico Madridi interesohet për yllin e Marseille

Atletico de Madrid e ka vënë syrin te një nga sensacionet ofensive të Ligue 1.
Bëhet fjalë për Mason Greenwood, i cili është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të Marseille në këtë sezon.
Interesi i Atlético Madrid për Mason Greenwood nuk është i ri. Në të kaluarën, klubi kishte shfaqur interes për sulmuesin gjatë kohës së tij te Getafe.

Shtimi i një lojtari si Mason Greenwood mund të jetë shkëndija që ndez sulmin e Colchoneros. Megjithatë, negociatat do të varen nga aftësia e klubit për të gjeneruar të ardhura nga shitjet dhe nga gatishmëria e Olympique de Marseille për të negociuar.
Merkatoja e ardhshme do të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse Atlético de Madrid mund ta shtojë Mason Greenwood në skuadër. Ndërkohë, sulmuesi anglez vazhdon të tregojë cilësinë e tij në Ligue 1, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij në LaLiga mund të bëhet realitet më shpejt nga sa pritej.