75 Mall Live Search
10:19 / E Diele, 28 Shtator 2025 / Burim

Nuridin Ahmeti me dy botime të reja

Nuridin Ahmeti ka publikuar dy vëllime të reja.

-Albanologjia në Jugosllavi sipas dokumenteve të arkivave të Shqipërisë (1946–1973) dhe  -Albanologjia në Jugosllavi sipas dokumenteve të arkivave të Shqipërisë (1974–1990) janë dy vëllimet e publikuar nga autori.

Postimi i plotë i autorit:

EDHE NJË BOTIM I RI

Të nderuar miq!

Pas disa vitesh hulumtimesh në arkiva, sot kanë dalë nga shtypi dy vëllime me dokumente të titulluara:

– Albanologjia në Jugosllavi sipas dokumenteve të arkivave të Shqipërisë (1946–1973) dhe  -Albanologjia në Jugosllavi sipas dokumenteve të arkivave të Shqipërisë (1974–1990)

Në këto vëllime botohen për herë të parë:

• Informacione, relacione dhe materiale të tjera për studiuesit, artistët dhe shkrimtarët shqiptarë nga Jugosllavia, të cilët e kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtyre viteve, si: Ali Hadri, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Skënder Rizaj, Aleksandër Stipçeviq, Fazli Syla, Sadri Fetiu, Rexhep Ismajli, Agim Vinca, Bekim Fehmiu, Nexhmije Pagarusha, etj.

• Relacione dhe informacione nga studiues të Tiranës, të cilët kanë vizituar Kosovën, që flasin për gjendjen arsimore e shkencore në vend, si dhe për ekspeditat në fushat e folklorit, dialektologjisë dhe arkeologjisë, të zhvilluara në terren në zona si Opojë, Has, Rugovë e Gjilan. Disa nga këto relacione janë përgatitur nga personalitete si Eqrem Çabej, Androkli Kostallari dhe Aleks Buda.

• Poezi, prozë dhe drama të shkrimtarëve shqiptarë nga ish-Jugosllavia, të cilat janë dërguar për botim në Tiranë, por për arsye të ndryshme nuk janë publikuar deri më sot.

• Analiza mbi gjendjen e albanologjisë në Jugosllavi, mbi autorë dhe libra të kohës. Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve ka qenë konfidenciale në kohën e vet.

Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbeshtetur në finalizimin e këtij botimi!