75 Mall Live Search
10:29 / E Diele, 28 Shtator 2025 / Burim

Përparim Rama: Pas dekadash heshtjeje, Sahat Kulla u restaurua dhe ora e qytetit filloi të rrahë sërish

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paraqitur ndryshimet e mëdha në Sahat Kullën e Prishtinës, një prej monumenteve më të rëndësishme në kryeqytet.

Rama ka publikuar fotografitë para dhe pas restaurimit.

I pari i kryeqytetit ka theksuar se pas restaurmit, ora e Sahat Kullës ka filluar të rrahë sërish.

Rama ka shkruar se me ndriçimin modern, Sahat Kulla sot është një nga pikat më të bukura në Prishtinës natën.

“Sahat Kulla – Përtej kohës!  Pas dekadash heshtjeje, mekanizmi i Sahat Kullës u restaurua dhe ora e qytetit filloi të rrahë sërish, duke rikthyer një pjesë të shpirtit të Prishtinës.Me ndriçimin e saj modern, Kulla nuk është më vetëm monument i historisë, por është bërë një nga pikat më të bukura dhe më të dukshme të qytetit natën”, ka shkruar Rama.