Tjetër lëndim për Rrahmanin, humb ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë

Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim të ri.
Kapiteni i Kosovës, i cili u lëndua gjatë ndeshjes me Zvicrën, ishte paraparë të rikthehet këtë javë, por ai do të mungj sonte në ndeshjen e Napoit ndaj Milanit, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave italiane, Rrahmani ka pësuar një lëndim të ri dhe do të jetë jashtë fushave edhe për katër javë të tjera.
Ai do të humbas edhe dy ndeshjet e rëndësishme të Kosovës gjatë muajit tetor, për kualifikueset e Kampionatit Botëror, atë ndaj Sllovenisë me 10 tetor në ”Fadil Vokrri” dhe tre ditë më vonë, ku Kosova luan në udhëtim ndaj Suedisë./IndeksOnline/
❌ Amir Rrahmani NO va a jugar con el Napoli hasta después del parón de selecciones por lesión.
— Soy Calcio (@SoyCalcio_) September 28, 2025
Se perderá los partidos ante el Milan, el Sporting CP y el Genoa.
[Corriere del Mezzogiorno] pic.twitter.com/U6mdmEd9fa